E Diel, 1 Nëntor 2026

Policë në gjykata e prokurori/ Siguria në institucionet e drejtësisë, KLGJ e KLP kërkesë Kuvendit

Siguri më të lartë në Gjykata eProkurori, me më shumë forca policie dhe të trajnuar posaçërisht për ruajtjen e sigurisë, përgjatë godinave por dhe në sallat e gjyqeve.

Këto janë kërkesa që iu parashtuan këtë të mërkurë Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, që drejtohet prej Fatmir Xhafajt.

Për të arritur tek përmbushja e këtyre kërkesave Kuvendi do të duhet të bëjë dhe ligj që rregullon mënyrën si do të jenë prezentë oficerët e policisë në gjykata.

Përgjatë dy javëvë të fundit, deputetët e këtij komisioni ishin nëpër disa gjykata e proklurori në të gjithë vendin, për të parë godinat dhe për të hartuar në vijim një plan ndërhyrjeje.

Ministria e Brendhsme, që preket nga ndryshimet e kërkuara, ishte e gatshme për të përbushur kërkesat, sic tha Xhemal Qëefalia, zv.ministër./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›