E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia bllokon monopatinat, përdoruesit, të pakënaqur. Ekspertët: Më parë duhej bërë gati kuadri ligjor

Nga Blerina Cene

Nga e hëna, 13 tetor, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ndaloi përdorimin e monopatinave.

Ky është rasti i dy të rinjve që, në shkelje të plotë të urdhrit të dhënë nga ministrja Koçiu, po udhëtonin së bashku me monopatinë deri në momentin kur postblloku i policisë në qendër të Tiranës u bllokoi mjetin.

Eksperti Islam Qibini është i mendimit se do duhej një draft ligjor përpara se të bllokoheshin mjetet.

“Pavarësisht se thonë që ndalohet lëvizja e tyre, duhet të kemi një kuadër ligjor i cili mungon aktualisht. Ky është një mjet që bën pjesë mes biçikletave dhe ciklomotorit; duhet të futen në kategorizimin e mjeteve rrugore.”

Por si duhet t’i kontrollojë policia monopatinat?

“Janë mjete që kanë motor elektrik deri në 25 kuaj fuqi, deri në 25 kilometra në orë. Në dy momente ndalohen këto mjete: kur janë të fikur ose kur gjenerojnë shpejtësi deri në 25 kilometra në orë. A e realizojnë këtë kërkesë? Policia këtu duhet të bëjë kontrollin e parë”, Arben Luzi, ekspert i qarkullimit rrugor

Eksperti ndan mendimin se çfarë duhet përfshirë në udhëzimin e ri, për të cilin Policia e Shtetit thotë se pritet të dalë këto ditë.

“Duhet të përdoren nga një drejtues, jo të kenë dy ose tre siç është aktualisht. Duhet patjetër të kenë një librezë mjeti me qëllim që punonjësit e policisë, që të aplikojnë një masë administrative, duhet t’i drejtohen pronarit të mjetit. Nëse e përdorin minorenë, ku duhet ta vjelë punonjësi i policisë gjobën? Të kufizohet mosha nga 16 vjeç e lart” eksperti Islam Qibini.

Dy gjimnazistë të shkollës “Petro Nini Luarasi” shprehën pakënaqësi lidhur me bllokimin e monopatinave të tyre.

“Më duhet për transportin.”

Vizioni Plus mësoi se të gjitha mjetet e bllokuara do t’u kthehen pronarëve për 30 ditë. Ky afat është lënë që të gjithë drejtuesit të kenë kohën e nevojshme për të paraqitur kontratën e shitblerjes dhe dokumentin e origjinës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›