Policia heq çadrën e protestuesve poshtë kryeministrisë

TIRANË, 4 janar /ATSH/ Tensione dhe përplasje verbale u shënuan sot para godinës së Kryeministrisë, pasi Policia e Shtetit ndërhyri për të larguar çadrën e vendosur nga mbështetësit e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj.
Lapaj, zhvilloi sot protestën e radhës para Kryeministrisë. Gjatë protestës së organizuar mesditën e sotme përpara kryeministrisë, mbështetës të Lapaj i vendosën çadra për një “qëndrim më komod” gjatë natës në protestën pa ndalim të nisur nga Adriatik Lapaj që më datë 8 dhjetor.
Lapaj, reagoi me tone të ashpra ndaj efektivëve të policisë, duke i akuzuar se po veprojnë nën ndikim politik.
Ai vijoi akuzat duke thënë se policia nuk dëshiron qytetarë që protestojnë paqësisht, por, sipas tij, u shërben personave që nxisin dhunë.
Çadra, pas përfundimit të protestës, është hequr nga policia, duke nxitur dhe përplasje të dhunshme të aktivistëve dhe anëtarëve të “Shqipëria Bëhet” me efektivët e policisë.
/a.f/