E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia paralajmëron për mesazhe të rreme në emër të Posta Shqiptare: Kujdes, rrezik për të dhënat bankare

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka njoftuar qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.

Këto mesazhe përmbajnë lidhje të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente, me qëllim përvetësimin e të dhënave personale, vjedhjen e të dhënave bankare dhe akses të paautorizuar në llogaritë financiare.

Autoritetet theksojnë se bëhet fjalë për tentativa mashtrimi dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.

“Mos klikoni në lidhje të dërguara nga numra të panjohur; Mos jepni të dhëna personale apo bankare; Fshini menjëherë mesazhe të tilla dhe mos ndërveproni me përmbajtjen e tyre; Raportoni çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare të Policisë”, bëjnë thirrje autoritetet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›