E Premte, 6 Nëntor 2026

Policia shqipton 1 mijë e 905 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 905 gjoba ndaj shoferëve që kanë tejkaluar kufizimet e lejuara të shpejtësisë gjatë muajit tetor 2026.

Sipas komunikatës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, me moton “Mos e mat jetën me kilometra në orë”.


Policia ka apeluar te shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe ta përshtatin ngasjen me kushtet e rrugës, duke theksuar se shpejtësia e papërshtatshme rrezikon jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Në komunikatë bëhet e ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Po ashtu, policia ka ftuar qytetarët që të raportojnë shkeljet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406, duke garantuar konfidencialitetin e të dhënave të raportuesve. /Telegrafi/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›