E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia zbulon dy parcela me drogë në Krujë, bimët asgjësohen me djegie

Policia zbulon dy parcela me drogë në Krujë, bimët

Dy parcela me drogë janë zbuluar nga Policia në Krujë, 580 fidanë në fshatin Shkretë dhe 295 fidanë në malin e Brretit. Ato janë asgjësuar me djegie, ndërsa një pjesë e vogël është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Strukturat hetimore të Policisë vijojnë veprimet e thelluara për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

"Në Krujë, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 9-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u gjetën 875 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, konkretisht: 580 fidanë në fshatin Shkretë dhe 295 fidanë në malin e Brretit.

Fidanët e dyshuar narkotikë u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Strukturat hetimore të Policisë vijojnë veprimet e thelluara për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër” vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”", njofton Policia e Shtetit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›