Policia zbulon dy parcela me kanabis në Krujë, një i arrestuar, një në kërkim! Nën hetim edhe 82-vjeçari

Policia e Krujës ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 66 vjeç, pasi u kap duke ujitur 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij.
Në rastin e dytë, u shpall në kërkim shtetasi Xh. Sh., 62 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin P. Sh., 82 vjeç, pasi nga një hetim i ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se kishin kultivuar në 2 parcela, 50 bimë narkotike.
Policia po punon për arrestimin e shtetasit Xh. Sh./vizionplus.tv