Politika mesazhe për Kurban Bajram/ Presidenti Begaj, kryeministri Rama e kreu i PD Berisha urojnë besimtarët

Presidenti Bajram Begaj uroi besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
“Kjo festë është dëshmi e pashtershme se si sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë. uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre” u shpreh kreu i shtetit.
Edhe kryeministri, Edi Rama zgjodhi të ndante në rrjetet e tij sociale një mesazh.
“Gëzuar kurban bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e zotit!” ishte urimi i kryeministrit për besimtarët.
nuk mungoi as mesazhi i liderit të demokratëve Sali Berisha i cili uroi myslimanët që lutjet e tyre të pranohen./vizionplus.tv