E Diel, 1 Nëntor 2026

Poloni 2 – 1 Shqipëri, Pilo “djeg” avantazhin. Zielinski shënon supergol

Polonia ka përmbysur në 2-1 ndeshjen e Varshavës përballë Shqipërisë, pas një goli të Zielinski-t në minutën e 72’-të të takimit. Më herët Levandovski barazoi në 1-1 shifrat e sfidës së vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off-it të Botërorit.

Në minutën e 43’ të takimit festa kuqezi shpërtheu në Varshavë, pasi Arbër Hoxha tundi rrjetën e kundërshtarëve.

Goli erdhi pas një aksioni të bukur, ku topi fillimisht u rikuperua nga Mitaj, mandej erdhi një top i gjatë nga Ismajli, dhe Hoxha ia doli të shmangë portierin polak duke shënuar.

Goli solli ovacione te mbi 3 mijë tifozë kuqezinj të pranishëm në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.

Poloni-Shqipëri, pjesa e dytë

74’- E pabesueshme në Varshavë. Polonia kalon në avantazh me supergolin e Zielinski.

72’- Mundësi tjetër e artë e shpërdoruar nga Shqipëria. Broja asiston për Stavro Pilo, por tentativa e këtij të fundit ndalet nga portieri.

67’- Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Hoxha dhe Nedim Bajrami, në fushë futen Broja dhe Pilo.

63’- Polonia barazon shifrat. Lewandowski shfrytëzon një goditje këndi dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë.

62’- rrezikshëm Lewandowski me një gjuajtje nga jashtë zone, por devijohet në këndore.

60’- Tjetër mundësi e mirë për Nedim Bajramin. Gjuajtja e fantazistit kuqezi devijohet në zonë dhe largohet rreziku.

54‘- E pabesueshme çfarë ka humbur Bajrami. Pas pasimit të marrë nga Hysaj, Bajrami gjuan mbi portë.

53’- Hoxha shpërdoron një mundësi të artë, pas kundërsulmit.

49’- Drithërima në portën e Shqipërisë. Gjuajtja e Zielinskit shkon ngjitur me shtyllën.

47’- Mundësi e mirë për Shqipërinë, Hoxha pason në zonë, por topi i tij nuk shfrytëzohet.

45′– Starton pjesa e dytë e takimit.

***
Festa kuqezi ka shpërthyer në Varshavë, pasi Arbër Hoxha tundi rrjetën e kundërshtarëve duke i shënuar Polonisë.Goli ka sjellë ovacione te mbi 3 mijë tifozë kuqezinj, që po e ndjekin në stadium përballjen historike.Në rast të një suksesi, kombëtarja shqiptare do të kalonte në finale të Play Off-it, aty ku do të luante me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.

45’- Në stadium dëgjohen tifozët shqiptarë, teksa këndojnë: “O sa mirë me qenë shqiptar.”

42’- GOOOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shënon Arbër Hoxha. Përfiton nga një gafë në prapavijë dhe shënon, duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

40’– Mitaj provon për Bajramin me një top të gjatë, por e mbyll Kedziora me kokë.

36’- Laçi provon me një gjuajtje të fortë me të majtën, por shkon mbi portë.

35’- Ndëshkohet me karton të verdhë Mitaj. Ndali në mënyrë të parregullt Rozgan, pas një topi të humbur nga Shehu.

34’- Rozga provon me një gjuajtje të fortë, Strakosha e shoqëron me sy jashtë.

32’- Presion i Qazim Laçit! Polakët humbasin topin, por fitojnë rivënie anësore.

27’- Laçi rrëmben një top në afërsi të zonës, tenton me një gjuajtje të fortë, e cila devijohet dhe shkon në duart e portierit.

16’- Rrëzohet keq Arlind Ajeti. Nuk vazhdon dot lojën dhe kërkon zëvendësimin. Ismajli futet në fushë.

15’- Çfarë rasti për Shqipërinë. Topi mbetet në zonën polake, por nuk shfrytëzohet dhe shkon në këndore.

14’- Mundësi e mirë për Shqipërinë, që nuk shfrytëzohet. Bajrami pason për Hoxhën në afërsi të zonës, por ky i fundit ngatërrohet.

10’- Ndizet sfida! Ajeti kërkon karton për goditje nga Lewandowski. Arbitri Taylor akordon vetëm faull.

8’- Tjetër mundësi e mirë për Poloninë. Bednarek provon me kokë, por Hysaj largon mbi vijën fatale.

5’-  Pranë golit Polonia. Lewandowski i afrohet avantazhit, por gjuajtja e sulmuesit devijohet në këndore.

2’- Rrezik i polakëve nga e djathta. Juljan Shehu largon rrezikun.

0′- Starton sfida! Luhet për ëndrrën Botëror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›