E Hënë, 2 Nëntor 2026

Popullohen plazhet e Lezhës, Shqiptarët e Kosovës besnikët e përhershëm të Shëngjinit e Tales

Këto ditë me diell të muajit qershor dhe me temperatura të larta, kanë rritur numrin e pushuesve në plazhet e bregdetit të Lezhës.

Dendësia më e madhe e tyre është në plazhin e Shëngjinit, ku pushuesit e shumtë janë, kryesisht, shqiptar të Kosovës, të cilët prej vitesh, për kushtet e mira që ofron, nuk e kanë ndërruar këtë bregdet me asnjë tjetër. 

“Vij nga Skenderaj dhe vij në Shëngjin sepse e kemi afër dhe janë të gjitha të mira”, u shpreh një turist.

“Vijmë këtu sepse ndjehemi shumë mirë edhe pastërtia është shumë e mirë”, tha një turist tjetër.

Pushuesit e plazhit të Shëngjinit, vlerësojnë pastërtinë e rërës dhe ujit, rregullin e qetësinë publike, mënyrën e të gatuarit, çmimet konkurruese dhe kushtet komode në hoteleri dhe resorte turistike.

Plazhi i Shëngjinit për pushuesit, vendas dhe të huaj, është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike të bregdetit, ku numri i tyre sa vjen dhe po rritet.

Gazetar: Rrok Lelçaj      

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›