Porti i Durrësit, mbi 2,78 milionë tonë mallra të përpunuara në 8 muaj

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Porti i Durrësit vijon të ruajë ritme të qëndrueshme aktiviteti, me mbi 2,78 milionë tonë mallra të përpunuara dhe 1 432 mjete lundruese të trajtuara gjatë tetë muajve të parë të vitit.
Të dhënat e publikuara nga Porti i Durrësit flasim për volume të mëdha të aktivitetit portual gjatë periudhës janar-gusht, në një prej pikave kryesore të transportit detar dhe tregtisë së Shqipërisë.
Përpunimi i më shumë se 2,7 milionë tonë mallrash gjatë tetë muajve pasqyron rolin e portit në mbështetjen e flukseve tregtare dhe të transportit të mallrave, përmes lidhjeve detare me tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Në të njëjtën periudhë, në Portin e Durrësit janë regjistruar 1 432 mjete lundruese, duke vijuar aktivitetin e transportit dhe përpunimit të mallrave në port.
/e.xh/j.p/r.e/