E Diel, 1 Nëntor 2026

Porti i Durrësit, nyjë kyçe lidhëse në rajon në kuadër të Korridorit VIII

TIRANË, 30 prill/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu po merr pjesë në konferencën gjermano-shqiptare të biznesit, e zhvilluar në Berlin, një aktivitet i rëndësishëm që mbledh aktorë kyç të ekonomisë dhe investimeve nga të dy vendet.

Konferenca organizohet nga Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, Shoqata Gjermane e Biznesit për Europën Lindore, Federata Gjermane e Tregtisë së Jashtme dhe Shërbimeve dhe Shoqata gjermano-shqiptare e biznesit, me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe identifikimin e mundësive të reja investimi në Shqipëri, në kuadër të procesit të integrimit europian. Gjatë konferencës vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimit të infrastrukturës portuale dhe rolit strategjik të Portit të Durrësit në kuadër të Korridori VIII, si një nyjë kyçe lidhëse në rajon. Pjesëmarrja e Autoritetit Portual Durrës në këtë forum ndërkombëtar shërben për të promovuar potencialin e portit si një qendër moderne logjistike dhe për të zgjeruar bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë në sektorin e transportit dhe tregtisë. 1 nga 6 /k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›