E Diel, 1 Nëntor 2026

Porti i Durrësit, përpunohen shtatë anije tregtare me rreth 5 100 ton mallra

TIRANË, 9 mars /ATSH/ Aktiviteti tregtar në Portin e Durrësit vijon me ritme të larta.

Autoriteti Portual Durrës njoftoi se ditën e hënë ka nisur përpunimi i 7 anijeve me rreth 5,100 tonë mallra dhe 2,460 njësi konteinerike në kalatat portuale.

Sipas të dhënave zyrtare, në kalatat portuale po përpunohen aktualisht 2 anije me 5,076 ton mallra dhe 1,355 njësi kontejnere në përpunim.

Ndërkohë, në radën portuale (në pritje për t’u përpunuar) ndodhet 1 anije tjetër, që me 283 njësi kontejnere.

Në radën protualë janë edhe 4 anije me 822 njësi kontejnere në pritje në orët në vijim.

Autoriteti Portual nënvizon se operacionet po zhvillohen me efikasitet, duke garantuar standarde të larta në përpunimin e anijeve dhe shërbimeve logjistike, me synim rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve portuale.

/e.i/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›