E Diel, 1 Nëntor 2026

Post-protesta në Tiranë/ Taulant Balla: Mirënjohje punonjësve të bashkisë që riparuan dëmet e huliganëve

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sot pas protestës së zhvilluar nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ndarë pamje nga puna e pandërprerë e ekipeve të Bashkisë së Tiranës, të cilët gjatë orëve të natës kanë punuar për pastrimin e rrugëve dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara.

Balla ka përdorur tone të ashpra ndaj protestuesve të Partisë Demokratike, duke i cilësuar ata si “huliganë të Sali Berishës”. Sipas tij, aktet e dhunës, ku u përdorën bomba molotov dhe flakadanë, shkaktuan dëmtime të konsiderueshme në hapësirat publike përgjatë bulevardit kryesor.

“Gjatë gjithë natës ekipet e Bashkisë Tiranë kanë punuar për pastrimin e rrugëve dhe riparimin e dëmeve të huliganëve të Sali Berishës. Mirënjohje çdo punonjësi për përkushtimin dhe punën e palodhur”, shkruan Balla në postimin e tij.

Pas përfundimit të tubimit, dhjetëra punonjës të pastrimit dhe mirëmbajtjes u angazhuan për pastrimin e hirit dhe mbetjeve të mjeteve piroteknike, ndërhyrjen në segmentet ku u dëmtuan sinjalistika ose objektet dekorative.

Bulevardi është hapur plotësisht për qarkullimin e mjeteve që në orët e para të mëngjesit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›