E Hënë, 2 Nëntor 2026

Postë private apo shtetërore? Kush e fiton tenderin e votës së Diasporës?

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi ka folur për procesin e organizimit të votës së Diasporës për zgjedhjet e 11 majit dhe sfidat që lidhen me zgjedhjen e operatorëve për shërbimin postar.

Celibashi ka sqaruar në intervistën e emisionit “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, se ligji dhe kodi zgjedhor detyrojnë KQZ të shqyrtojë mundësinë e prokurimit të këtij shërbimi nga operatorë ndërkombëtarë, ndërsa në rast të dështimit, mund të përdoret Shërbimi Postar Shqiptar.

Ai gjithashtu ka theksuar se buxheti i shtetit ka alokuar rreth 5 milion euro për mbulimin e kostove të shërbimit postar, duke përfshirë dërgimin dhe kthimin e fletëve të votimit.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Do të jetë postë shqiptare apo ndërkombëtare, si do të bëhet përzgjedhja? Kush e fiton tenderin e votës së Diasporës?

Celibashi: Ligji dhe kodi zgjedhor e ka përcaktuar dhe e detyron KQZ që të shikojë mundësinë e prokurimit të këtij shërbimi me një operator të njohur ndërkombëtar. Nëse dështon në këto përpjekje mund t’i drejtohet Shërbimit Postar Shqiptar.

Borakaj: Është e kushtueshme?

Celibashi: Tarfiat që operator të shërbimit postar kanë publikuar dhe janë tarifa që miratohen nga AKEPI, shkojnë rreth 25-45-50 dollarë, por varet nga distanca. Me siguri që nuk do jenë këto shifra kur të hapet procesi i prokurimit. Në buxhetin e shtetit janë vendosur në dispozicion të KQZ për të mbuluar kostot e shërbimit postar rreth 5 milion euro. Në parim është pranuar nga qeveria shqiptare që t’i mbulojnë kostot edhe të dërgimit dhe të kthimit mbrapsht të fletës së votimit. Por, që kjo të rezaliohet duhet të bëhet ndryshimi përkatës në kodin zgjedhor që t’i jepet e drejta KQZ që të bëjë prokurimin e shërbimit si për dërgimin dhe për kthimin mbrapsht të fletës së votimit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›