E Martë, 3 Nëntor 2026

Pranga ‘hajdutit serial’ në Tiranë, grabiste para dhe celularë të qytetarëve dhe bizneseve

Shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për disa raste të vjedhjes kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tracking” si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 47-vjeçari iu vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët, portofolat në stacionet e autobusëve dhe shuma parash në biznese të ndryshme.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. P., 51 vjeç, pasi në dyqanin e tij u gjet një aparat celular i vjedhur nga 47-vjeçari.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›