E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranohet kërkesa e Ilir Beqajt, seancën e radhës do ta ndjekë jashtë kafazit të qelqtë

GJKKO pranoi kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për mbajtjen e të pandehurit jashtë kafazit të sallës së gjyqit.

Kjo do të ndodhë nga seanca e radhës, pasi gjykata të njoftojë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të marrë masat përkatëse.

Gjykata urdhëroi gjithashtu njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Tanimë ish-ministri i Shëndetësisë mund të qëndrojë pranë avokatëve të tij në sallë.

Këtë të martë po zhvillohet në GJKKO seanca për dosjen e njohur si “Sterilizimi”.

“GJKKO si hotel me 5 yje”, Beqaj ironi te ‘Sterilizimi’: Kështu është kur e ke avokatin 3 metër larg dhe…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›