Pranvera Skana emërohet në postin e zëvendësministres së Mbrojtjes

Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot, më 1 prill 2026, mbledhjen e radhës, ku janë miratuar një sërë vendimesh dhe projektligjesh.
Gjatë kësaj mbledhjeje, qeveria ka miratuar edhe ndryshime në Ministrinë e Mbrojtjes. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Andrea Shllaku është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes, ndërsa në vend të tij është emëruar Pranvera Skana.
Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozim të Kryeministrit. Ai hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në “Fletoren zyrtare”.
Andrea Shllaku kishte mbajtur detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes që prej 19 dhjetorit 2025.
/rtsh.al/