Pranvera Skana merr detyrën e Zëvendësministres së Mbrojtjes

Pranvera Skana është bërë pjesë e skuadrës së Ministrisë së Mbrojtjes, duke marrë zyrtarisht detyrën e Zëvendësministres.
Ajo do të shërbejë në këtë rol të ri pune dhe zhvillimi, me fokus në forcimin e komunikimit për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë.
Në një publikim në rrjetet sociale, ministria e Mbrojtjes shkruan se me përvojën e saj të mëparshme në misionin diplomatik të Shqipërisë në Londër, Skana pritet të luajë një rol të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve të institucioneve, përballimin e sfidave dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve dhe mekanizmave të emergjencave civile.
Pranvera Skana ka qenë gjithashtu kandidate në listat e Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, duke sjellë një përvojë politike që pritet të ndihmojë në konsolidimin e politikave të mbrojtjes.
/rtsh.al/