E Diel, 1 Nëntor 2026

Prapaskena me Endrick te Milani, Cardinale hyri në lojë personalisht për brazilianin

Milani provoi të afronte në skuadër brazilianin e Real Madrid, Endrick. Lajmi është zbuluar nga gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, sipas të cilit ka qenë vetë pronari i kuqezinjve, Gerry Cardinale, i cili ka kontaktuar personalisht me njerëzit afër brazilianit.

Numri 1 i Milanit ka dashur të kuptojë situatën në lidhje me një kalim të mundshëm të Endrick në Itali. Por ka qenë e pamundur, sepse vetë lojtari ka dashur të qëndrojë te Real Madrid. Në anën tjetër, edhe klubi spanjoll ka në plan ta mbajë sulmuesin që sezonin e kaluar u huazua te Lioni.

Klubi kuqezi ndërkohë po punon për merkaton në dalje, ku Fofana dhe Tomori janë më të mundshmit për të ndërruar skuadër. Sa u takon afrimeve, Milani ka marrë së fundi anësorin e majtë Diego Moreira.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›