Prej 1 janarit Kroacia zyrtarizon Euron si monedhë të saj
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.

Modelja e njohur Barbara Palvin ka folur për reagimet e shumta që mori pas pjesëmarrjes në sfilatën e Victoria’s Secret,vetë...
13:24
Prej 1 janarit Kroacia zyrtarizon Euron si monedhë të saj
Lapsi.al 1 June 2022
Kroacia do të bëhet anëtari i 20-të i eurozonës duke e pasur euron si valutë të saj. Komisioni Evropian konfirmoi të mërkurën se Kroacia i ka përmbushur kushtet për vendosjen e euros nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Përmes raportit për konvergjencë, me të cilin vlerësohet niveli i përgatitjes së vendeve anëtare të BE-së për t’u anëtarësuar edhe në eurozone, Komisioni Evropian të mërkurën ka konfirmuar se Kroacia është i vetmi nga shtetet që ende nuk kanë euron si valutë zyrtare që i ka përmbushur të gjitha kriteret. Në këtë mënyrë vendosja e euros në qarkullim në Kroaci nga 1 janari i vitit 2023 mbetet vetëm një formalitet.
Komisioni Evropian në të njëjtën kohë, krahas konfirmimit se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kushtet, ka miratuar edhe propozimin ligjor për vendimin e Këshillit, me të cilin do të përmbyllet procedura. Pritet që Këshill në pjesën e parë të muajit korrik të marrë vendimin përfundimtar formal.
Krahas Kroacisë, Komisioni ka vlerësuar edhe Suedinë, Çekinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Ato i kanë përmbushur shumicën e kritereve por jo të gjitha.
Konfirmimin se Kroacia tashmë mund t’i bashkohet eurozonës e kanë quajtur historik edhe zyrtarët e lartë të BE-së në Bruksel.
“Për më pak se një dhjetëvjeçar prej kur ka hyrë në BE, Kroacia është e gatshme të anëtarësohet në eurozonë me 1 janar. Me vendosjen e euros Kroacia do të forcojë ekonominë e saj por do ta bëjë edhe euron një valutë më të fortë” ka thënë me këtë rast Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo ka shtuar se “njëzet vite prej kur kanë hyrë në qarkullim monedhat e para të euros, kjo valutë është bërë një prej më të fuqishmëve në botë. Ka përmirësuar jetën e miliona njerëzve në Bashkimin Evropian dhe është bërë simbol i forcës dhe unitetit”.
Komisionari i BE-së për ekonomi, Paolo Gentiloni ka thënë se qytetarët e Kroacisë tashmë do t’u bashkohen rreth 340 milion qytetarëve të vendeve tjera të BE-së që kanë euron si valutë.
Prej kur është bërë anëtare e BE-së Kroacia ka parashtruar si prioritet të sajin edhe hyrjen në eurozonë dhe në zonën e lirisë së lëvizjes së Schengenit. Vendet që bëhen anëtare të BE-së e kanë obligim të vendosin euron si valutë të tyre por koha varet nga dinamika e përmbushjes së kritereve që kërkohen. Për momentin në euro zonë janë 19 nga 27 vende anëtare të BE-së e me Kroacinë ky numër do të rritet në 20. Jashtë kësaj zonë mbeten Danimarka, e cila ka siguruar të ketë të drejtë përjashtimi, dhe Suedia, Polonia, Çekia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania.
Krahas Komisionit Evropian edhe Banka Qendrore Evropiane me seli në Frankfurt të Gjermanisë ka konfirmuar se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kriteret për të hyrë në euro zonë.(REL)
Tensionet po rriten midis Turqisë dhe Greqisë. Ministri i Jashtëm turk paralajmëroi të martën se Ankaraja mund të sfidojë sovranitetin e ishujve grekë. Siç njof...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një intervistë për Newsmax në Kiev, tha se ushtria ukrainase po humb në frontin e luftës 60 deri në 100 ushtarë në di...
Irani denoncoi “përfshirjen e papërshtatshme”, siç e quajti, të Francës dhe Gjermanisë , të cilat dënuan sekuestrimin nga Teherani të dy cisternave greke në Gji...
Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit, sipas një deklaratë të zyrtarëve ukrainas, shkruan CNN. ...
Gjatë një konferencë ditën e sotme me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov fajësoi “kufizimet e paligjshme” të vendosura ndaj Rusisë nga vendet perënd...
Edhe pasi Bashkimi Evropian ka vendosur që të zvogëlojë importet me naftën e papërpunuar ruse për 90 për qind deri në fund të vitit, Italia është bërë shteti i ...
Të paktën 243 fëmijë kanë vdekur dhe 446 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt, sipas një deklaratë të Ukrainës, shkruan CN...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, tha se do t’i dërgojë Ukrainës një numër të vogël të sistemeve të raketave të teknologjisë së lartë me rreze...
Gjatë një interviste me BBC-në, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se mbështetja e Europës për Ukrainën do të vazhdojë. I pyetur për f...
Vëzhguesi i tregut financiar në Zvicër, FINMA, tha më 1 qershor se do të zgjasë deri në gusht ndalesën ndaj bankës më të madhe ruse, Sberbank. Ndalesa i pamundë...
Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur
Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë
Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.