E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prenë dru pa marrë leje, procedohen dy persona dhe specialisti i pyjeve në Dibër

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Dibrës, pasi akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve.

Shtetasit me iniciale L.K., 54 vjeç dhe B.D., 53 vjeç, akuzohen për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Fshehja e të ardhurave”.

Po në vijim të veprimeve hetimore nisi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin F.B., me detyrë specialist pyjesh në zonën e Krej-Lurës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15m³ lëndë drusore dhe sasi të mëdha qymyri.

“Strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat në vendin e quajtur “Krej-Lurë”, kanë konstatuar të grumbulluara 15m³ lëndë drusore, si dhe disa gropa të mbushura me dru zjarri, ku më pas i ndiznin për prodhimin e qymyrit të drurit.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky aktivitet i paligjshëm kryhej nga shtetasi L.K., 54 vjeç, banues në Tiranë, dhe shtetasi B.D., 53 vjeç, banues në Lurë. Për këto dy shtetas u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Fshehja e të ardhurave”.

Po në vijim të veprimeve hetimore nisi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin F.B., me detyrë specialist pyjesh në zonën e Krej-Lurës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15m³ lëndë drusore dhe sasi të mëdha qymyri”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›