Presidenti Bajram Begaj përkujton Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta

Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh përkujtimor në platformën “X”.
Begaj e ka cilësuar Rugovën si president vizionar, i cili me urtësi, durim dhe mençuri projektoi Kosovën e pavarur e të lirë.
“Presidenti Rugova e mendoi të ardhmen e Kosovës të lidhur ngushtë me vlerat evropiane: demokracinë, të drejtat e njeriut, pluralizmin dhe shtetin e së drejtës. Vizioni i tij është sot një realitet,” shkruan Begaj.
Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit shqiptar ka theksuar se trashëgimia e Rugovës dëshmon se paqja, dialogu dhe orientimi drejt Evropës janë gurthemeli i shtetndërtimit dhe i së ardhmes së qëndrueshme të Kosovës.
Sot përkujtojmë Ibrahim Rugovën, Presidentin vizionar të Kosovës, që me urtësi, durim e mençuri projektoi Kosovën e pavarur e të lirë.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) January 21, 2026
Presidenti Rugova e mendoi të ardhmen e Kosovës të lidhur ngushtë me vlerat evropiane: demokracinë, të drejtat e njeriut, pluralizmin dhe… pic.twitter.com/v54YTfg4un
/rtsh.al/