Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, kërkon forcimin e bashkëpunimit në ekonomi, siguri dhe mbrojtje kibernetike

Presidenti Bajram Begaj priti sot ambasadorin e ri të Izraelit në Shqipëri, Jonathan Peled Kaynar, i cili i paraqiti Letrat Kredenciale. Gjatë ceremonisë, kreu i shtetit i uroi suksese në misionin e tij diplomatik, ndërsa në takim u vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat këtë vit shënojnë 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Begaj theksoi nevojën për të forcuar më tej bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Izraelit, veçanërisht në ekonomi, teknologji, siguri, mbrojtje kibernetike, turizëm dhe shkëmbimet mes qytetarëve të dy vendeve.

