E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti OSBE Konsensussi per Avokatin e Popullit

Te tjera rreth shkrimit Pellumbi PD sarrin kuorumin TIRANE - OSBE i propozon politikes shqiptare qe per zgjedhjen e presidentit te ri te vendit ne muajin korrik te mbeshtetet tek konsensusi. I pyetur nga mediat ne lidhje me zgjedhjen e presidentit te ri ambasadori Wollfarth ka theksuar se nje rast i mire ku palet kane arritur dialogun mes tyre eshte edhe miratimi me konsensus i Avokatit te Popullit. .
Eshte me rendesi qe te shtrohet rruga e nevojshme per integrimin dhe vizita e sotme me zotin Totozani tregon se dialogu eshte i nevojshem dhe une mendoj qe dialogu eshte i mundur ka theksuar Wollfarth pas takimit me Avokatin e Popullit.
Sipas tij miratimi i kandidatures se Igli Totozanin me konsensusin e te dyja paleve ne Parlament eshte nje fakt inkurajues sepse tregon besimin per vendosjen e te drejtave te njeriut.
Ambasadori i OSBE-se ne Tirane ka deklaruar gjithashtu se konsensusi politik mbetet nje nga kushtet kryesore per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian.

Te plota komentet e Ambasadorit Wollfarth pas takimit me Avokatin e Popullit

Ambasadori Wollfarth Ishte shume i rendesishem sot takimi i pare me z. Totozani Avokati i Popullit i zgjedhur se fundi me nje shumice derrmuese prej 127 votash ne parlament. Kjo eshte nje deklarate tejet e rendesishme qe vjen nga parlamenti ne mbeshtetje te Avokatit te Popullit dhe te institucionit te Avokatit te Popullit eshte nje vote per qytetaret shqiptare. E pergezova z. Totozani sot per kete votebesim te rendesishem. Ky besim duhet te shprehet gjithashtu permes pranimit te punes se tij. Eshte nje pune per te Drejtat e Njeriut per Shtetin e se Drejtes vecanerisht perballe autoriteteve ne Shqiperi. Eshte nje kanal tjeter qe i shtohet kanalit qe qytetaret tashme kane ne parlament kanali per te gjetur te drejten e tyre perpara autoriteteve kur qytetaret kane bindjen e bazuar se nuk jane trajtuar ne menyre te drejte. Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi eshte e mandatuar per ta mbeshtetur Shqiperine per te pasur te Drejta te Njeriut te plota dhe nje Shtet te se Drejtes te plote dhe Zyra e Avokatit te Popullit dhe vete Avokati i Popullit jane pikenisje te rendesishme. Me vjen shume mire qe tashme e shohim Shqiperine ne poziten qe eshte plotesisht e pajisur ne kete drejtim. Z. Totozani do te kete jo vetem perkrahje personale por edhe nga ana institucionale ai do te vazhdoje te kete perkrahjen e plote te Prezences se OSBE-se ne Shqiperi.

Pyetje Z. Ambasador viti i ri filloi me nje debat lidhur me kuorumin e nevojshem per votimin e presidentit. A eshte ky prelud i nje ngerci te ri politik

Ambasador Wollfarth Ajo qe eshte shume e rendesishme per te shtruar rrugen drejt integrimit evropian eshte konsensusi te folurit me njeri-tjetrin dhe ja tek jemi sot jemi ketu tek institucioni i Avokatit te Popullit. Kjo tregon se konsensusi eshte jo vetem i mundur por edhe se me konsensus Shqiperia ecen perpara. Duke iu drejtuar Avokatit te Popullit prane tij zgjedhja me 127 vota per ju z. Totozani eshte tejet e rendesishme tejet inkurajuese dhe shpresoj gjithashtu qe do ti jape nje shtyse te forte kauzes se te Drejtave te Njeriut dhe te Shtetit te se Drejtes. Shpresoj qe nje konsensus i ngjashem ndash mbase jo aq i larte ndash por nje konsensus i ngjashem te mund te arrihet kur te gjendet kandidati apo kandidatet per president.

Pyetje Z. Ambasador ndoshta duke folur per konsensusin dhe per menyren e ndjekur per perzgjedhjen e Avokatit e Popullit mendoni se e njejta formule mund te funksionoje edhe per zgjedhjen e presidentit Pra a mund te gjendet konsensusi ne nje fare menyre edhe per perzgjedhjen e Kreut te Shtetit

Ambasadori Wollfarth Viti sapo ka filluar zgjedhjet jane ne korrik kushtetuta eshte aty dhe ka kohe te mjaftueshme per te diskutuar. Prandaj le tia kushtojme diten e sotme Avokatit te Popullit. Do te thosha qe ky eshte vertet nje hap i madh per qytetaret shqiptare dhe gjithashtu per integrimin evropian.

aq/am/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›