Presidenti Topi do të marrë pjesë në Takimin e 15-të të Presidentëve të Evropës Qendrore, i cili do t’i mbajë punimet në 2-3 maj 2008, në Ohër të Maqedonisë.
1 maj 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi do marrë pjesë ditën e premte më 2 maj 2008 në Samitin e 15-të të Presidentëve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore që organizohet në qytetin e Ohrit nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Branko Cervenkovski.
Kreu i shtetit shqiptar do t’u drejtohet punimeve të sesionit plenar të Samitit me një fjalë ku do të trajtohen temat kryesore të takimit si integrimi i Shqipërisë në familjen e madhe evropiane, sfidat e zgjerimit të BE-së, integrimi rajonal dhe mundësia për një ekonomi më të fuqishme e konkuruese, perspektivat e investimeve dhe sfidat e përballimit të kërkesës gjithnjë e në rritje për energji.
Presidenti Topi do të zhvillojë takime bilaterale me homologë të tij pjesëmarrës në këtë Samit.
Gjatë bisedimeve do të trajtohen çështje të bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh në fushat e politikës, ekonomisë, kulturës, etj, si dhe të bashkëpunimit në kuadër të nismave rajonale. Temë e këtyre takimeve dypalëshe do të jenë edhe çështjet e integrimit euroatlantik dhe të bashkëpunimit rajonal ndërsa do të shkëmbehen pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në rajon e më gjerë.