E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti Presidenti turk, Gyl

20 tetor 2011

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti Presidentit të Turqisë, Abdullah Gyl, në të cilin shprehen ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetës së 26 ushtarëve nga aktet terroriste dhe të qytetarëve turq në tragjedinë e ditës së sotme në Detin Adriatik.

“I nderuar Zoti President,

Së pari dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju dhe popullin turk për humbjen e jetës së 26 ushtarëve dhe civilëve nga aktet terroriste e mizore të dënueshme nga i gjithë opinioni ndërkombëtar! Shpreh solidaritetin tim të thellë dhe bindjen time se ekzekutorët kriminalë do të marrin sa më shpejt dënimin e tyre të merituar.

Gjithashtu, shpreh ngushëllimet e mia edhe për humbjen e jetës së qytetarëve turq gjatë aksidentit tragjik në Detin Adriatik ditën e sotme.

Në këto ditë të rënda për popullin tuaj, ju lutemi që t’i përcillen ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të ushtarëve dhe viktimave të pafajshme që humbën jetët e tyre në ngjarjet e mësipërme, së bashku me lutjet tona që shpirtrat e tyre të prehen në paqe!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›