Presidenti Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi inauguron bustin e Skënderbeut në Çift (Çivitas).

17 tetor 2008
Çivita/Kozenca,
Itali
Në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Itali, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, të shoqëruar edhe nga delegacioni zyrtar ndaluan sot dhe vizituan lokalitetet arbëreshe të Frashinetos dhe Çivitas ku u pritën përzermërsisht, në një atmosferë festive dhe vëllazërore nga bashkësitë arbëreshe që popullojnë këto treva të Jugut të Italisë.
Në prani të Kryebashkiakut Vitorio Blois dhe të gjithë autoriteteve vendore e kishtare si dhe disa qindra arbëreshëve, të cilët kishin ardhur nga mbarë rajoni, Presidenti Topi zbuloi bustin e Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu të vendosur në sheshin kryesor të katundit arbëresh Çivita në shenjë nderimi dhe respekti për jetën dhe veprën e tij legjendare.
Me një emocion të veçantë, Kreu i shtetit shqiptar, duke përshëndetur të pranishmit vuri në pah rolin e rëndësishëm dhe të spikatur të bashkësisë arbëreshe, e cila me ruajtjen e gjuhës sidomos, zakoneve dhe traditave e ka kryer më miri misionin e tij historik në lidhjen dhe komunikimin mes dy vendeve tona, në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të lashta historiko-kulturore, të cilat kanë arritur majat në kohët e sotme kur shkëmbimet e vizitave politike, shkëmbimet tregtare-ekonomike, kulturore, akademike dhe shkencore janë bërë pjesë thelbësore e integrimit rajonal dhe evropian të popujve tanë.
Duke u ndalur në situatën në rajonin mesdhetar, Presidenti Topi nënvizoi faktin se të gjithë popujt që bëjnë pjesë në këtë ambient historik, kulturor, ekonomik e politik, në të njëjtin ekosistem mesdhetar, duhet të zhvillojnë më tej marrëdhëniet e gjithashme mes tyre, gjë që merr një rëndësi tepër të madhe edhe në kuadrin e integrimit në Bashkimin Europian dhe përmbushjes së plotë të aspiratave integruese të popullit shqiptar.
Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi së bashku me delegacionin zyrtar e mbyllën vizitën katërditore në Itali duke u kthyer sonte në mbrëmje në atdhe.