E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi nis vizitenzyrtare ne Katar

KATAR - Presidenti i Republikes Bamir Topi i shoqeruar nga Zonja e Pare Teuta Topi dhe ne krye te nje delegacioni zyrtar ne perberje te te cilit jane edhe perfaqesues te rendesishem te sipermarrjes shqiptare u nis sot per vizite dyditore zyrtare ne Shtetin e Katarit me ftese te Emirit te Katarit Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani.
Sic njofton zyra e shtypit e presidences gjate qendrimit ne Shtetin e Katarit Kreu i Shtetit Bamir Topi do te pritet me ceremoni zyrtare ne Pallatin Mbreteror dhe do te zhvilloje nje takim te vecante me Emirin e Shtetit te Katarit Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani si dhe me autoritete te tjera te larta. Gjate ketyre takimeve do te diskutohen ceshtje te rendesishme dhe me interes te ndersjelle per te dy vendet tona mbi konsolidimin e metejshem te marredhenieve politike dhe rritjen e bashkepunimit ekonomik kryesisht ne fushen e turizmit shendetesise sektorit te naftes e gazit etj si dhe mbi mundesite e shtimit te investimeve te Shtetit te Katarit ne Shqiperi.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›