Presidenti Topi pret përfaqësuesit e Institutit “ALB-Shkenca”.

4 shtator 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave një përfaqësi të Institutit shkencor të pavarur mbarëkombëtar “ALB-Shkenca”, që synon të mbështesë zhvillimin dhe forcimin e shkencës shqiptare, të kërkimit shkencor dhe të sistemit të edukimit universitar dhe pasuniversitar.
Pasi u uroi mirëseardhjen dhe u shprehu përgëzimet për mbajtjen nga ana e Institutit “ALB-Shkenca” të Takimit III vjetor në Tiranë, për ndërrmarjen dhe shpalosjen e përvojës e dijeve të tyre pikërisht në zemër të shtetit amë, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e përgatitjes së kualifikuar shkencore dhe të kërkimit shkencor për përparimin e mëtejshëm të arsimit dhe shkencës në vendin tonë. Presidenti Topi theksoi nevojën e sinkronizimit të nismave dhe iniciativave të tilla si edhe rolin e rëndësishëm që luan shteti me gjithë strukturat e tij, veçanërisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për zhvillimin e shkencës dhe kërkimit shkencor në Shqipëri.
Kreu i shtetit shprehu mbështetjen e tij dhe të Institucionit të Presidentit për shkencën dhe përfaqësuesit e saj në të gjitha fushat, të cilët nëpërmjet rolit të tyre të madh dhe botimeve shkencore, japin një kontribut të ndjeshëm në krijimin e një mendësie dhe fryme të re në shërbim edhe të arritjes dhe plotësimit të standardeve integruese.
Përfaqësia e Institutit “ALB-Shkenca”, e përbërë nga shkencëtarë të fushave të ndryshme, shumica e të cilëve jetojnë dhe punojnë jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në vende të ndryshme të botës si në SHBA, Gjermani, Austri, Spanjë, Hollandë, etj., pasi e falenderoi përzemërisht Presidentin Topi për pritjen e rezervuar, e njohu Kreun e shtetit me veprimtarinë e vet shkencore dhe akademike në përgjithësi, si dhe në veçanti me mbajtjen e Takimit të sivjetshëm ndërkombëtar në Tiranë, tema kryesore e së cilës ishte “Shkenca në shërbim të shoqërisë shqiptare”.