E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi pritet nga Presidenti i Rajonit të Puljas, Nikola Vendola

6 gusht 2011
Bari,
Itali

Në ditën e dytë të vizitës së tij të punës në Bari, Presidenti Topi, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar zhvilloi edhe një takim të veçantë me Presidentin e Rajonit të Puljas, Nikola (Niki) Vendola dhe autoritet e larta puljeze, gjatë të cilit u shprehu mirënjohjen për ndihmesën e vazhdueshme të Italisë dhe vlerësimin e lartë për marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale dhe historike mes dy popujve tanë duke e konsideruar “Italinë si një partner shumë të rëndësishëm strategjik”.

Në këtë takim Kreu i Shtetit shqiptar, pasi vuri në pah arritjet dhe ndryshimet pozitive të Shqipërisë në drejtim të integrimit evropian, duke vlerësuar edhe ndihmesën e çmuar të Italisë në këto procese, nënvizoi nevojën për intensifikim të mëtejshëm të shkëmbimeve tregtare-ekonomike në fusha si energjitika, turizmi, bujqësia, etj., duke vënë në dukje kushtet dhe mundësitë shumë të mira që ofron vendi ynë me rritjen e tij ekonomike dhe sistemin e favorshëm fiskal për investime të huaja. Njëkohësisht Presidenti Topi ripërsëriti ftesën për investitorët italianë që të rrisin akoma edhe më tepër praninë e tyre në Shqipëri.

Presidenti i Rajonit të Puljas, Nikola Vendola pasi vuri në dukje se vizita të tilla të nivelit më të lartë thellojnë e forcojnë marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin dypalësh, theksoi nevojën e rritjes të shkëmbimeve tregtare e ekonomike të partneritetit në fusha të ndryshme si ajo shëndetësore, të energjisë, të bujqësisë, turizmit, shkëmbimeve arsimore, shkencore dhe kulturore.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›