Presidenti Topi priti Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Luka Bebiç.

6 maj 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Luka Bebiç dhe delegacionin që e shoqëron, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
Pasi u uroi mirëseardhjen në Shqipëri, Presidenti Topi i shprehu Kryetarit të Parlamentit kroat, Bebiç, vlerësimin për marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve tanë, të cilat mund të thellohen dhe të konsolidohen më tej në të ardhmen, në shërbim edhe të nxitjes dhe përparimit të proceve integruese të Shqipërisë dhe Kroacisë në strukturat euroatlantike. “Në këtë kontekst”, - u shpreh Kryetari i Shtetit, - “vizita të tilla nxisin ndjeshmërisht dialogun parlamentar dhe janë thelbësore për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes politikanëve të vendeve tona”.
Në vijim të bisedës, bashkëbiseduesit vlerësuan ftesën e përbashkët që Shqipëria dhe Kroacia morën për anëtarësimin në NATO si një arritje të madhe dhe një hap të rëndësishëm pozitiv për ecurinë e reformave në të dy vendet. Presidenti Topi dhe Kryeparlamentari kroat, Bebiç, ndanë të njëjtin mendim se një element domethënës në kuadër të realizimit të reformave integruese është dhe rritja e kontakteve dhe shkëmbimi i përvojave në nivele specialistësh e më gjerë ndërmjet strukturave parlamentare të dy vendeve. Presidenti i Republikës theksoi në këtë takim se në kuadër të lehtësimit të mëtejshëm të regjimit të vizave që Shqipëria po përpiqet të arrijë me BE-në, "ne vlerësojmë bashkëpunimin për heqjen e sistemit të vizave nga pala kroate". “Shpreh besimin”, - tha Presidenti Topi, - “se kjo do të nxiste kontaktet mes popujve tanë, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave si dhe do t’i japë më shumë shtytje intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të ndërsjelltë, sidomos në sektorin ekonomik e turistik”.
Kryeparlamentari Bebiç pasi falenderoi Presidentin Topi për pritjen theksoi se takime mes politikanësh në nivelet e larta thellojnë dhe nxisin bashkëpunimin parlamentar duke ndihmuar ecjen përpara në rugën e përbashkët drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian. Z. Bebiç vlerësoi në mënyrë të veçantë rolin e rëndësishëm dhe moderues të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon për qëndrueshmërinë dhe paqen e tij afatgjatë si edhe pjesëmarrjen e trupave të Republikës së Shqipërisë në misionet paqeruajtëse.
Në përfundim të takimit, Presidenti Topi shprehu mirënjohjen ndaj Kroacisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, e cila përbën një rast të veçantë, “sui generis” me kontribut të ndjeshëm për qëndrueshmërinë afatgjatë në Ballkan dhe i përcolli përshëndetjet më të ngrohta e miqësore, Presidentit të Repubikës së Kroacisë, Stipe Mesiç.