Presidenti Topi priti sot Kryekontrollorin e Shtetit dhe Avokatin e Popullit të Izraelit, Misha Lindenshtraus.

21 mars 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot dhe zhvilloi një takim të ngrohtë e miqësore me Kryekontrollorin e Shtetit dhe Avokatin e Popullit të Izraelit, Misha Lindeshtraus, i cili gjendet në një vizitë pune në vendin tonë.
Presidenti Topi pasi i uroi mirëseardhjen, vuri në dukje marrëdhëniet tepër miqësore shpirtërore dhe tradicionale që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve tanë, duke theksuar se institucionet tona të reja demokratike e kanë shumë të nevojshme të bashkëpunojnë ngushtësisht dhe të përfitojnë nga përvoja e vlefshme e institucioneve homologe të vendeve të tjera me demokraci të zhvilluar.
Z. Lindeshtraus, pasi falenderoi për mikpritjen dhe gjestin fisnik e shumë njerëzor të popullit shqiptar në mbrojtje dhe shpëtim të hebrenjve gjatë Holokaustit, vlerësoi arritjet pozitive të vendit tonë duke veçuar ngritjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura siç janë ato të Avokatit të Popullit dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit e duke shtuar se bashkëpunimi dhe ndarja e përvojës përbëjnë edhe qëllimet kryesore të vizitës së tij në Shqipëri.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Robert Çeku dhe Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani.