Presidenti Topi uron Presidentin e Haitit, Rene Garsia Preval, për Festën Kombëtare.
1 janar 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Haitit, Rene Garsia Preval, me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin shkruhet:
“Me rastin e Festës Kombëtare të Haitit, më lejoni që, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, të formuloj urimet e mia më të mira për lumturinë dhe begatinë e popullit haitian.
Duke besuar në zhvillimin e marrëdhënieve tona në të ardhmen, Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”