E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Lituanisë me rastin e Festës Kombëtare.

16 shkurt 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Lituanisë, Valdas Adamkus me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin përcjell urimet më mira e më të përzemërta.

“Më lejoni, Zoti President që, me këtë rast, të vlerësoj lart mbështetjen e vazhdueshme të Lituanisë, në rrugën e vendit tim drejt realizimit të aspiratave euroatlantike.

Me bindjen dhe angazhimin tim për forcimin e mëtejshëm të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Lituanisë, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›