Presidenti Xhorxh W.Bush duhet pergezuar per vendosmerine e tij ne udheheqjen e Kolacionit te Vullnetit drejte ketij triumfi historik mbi focat e represionit ne Irak. Europa dhe bota nje dite do t
Presidenti Xhorxh W.Bush duhet pergezuar per vendosmerine e tij ne udheheqjen e Kolacionit te Vullnetit drejte ketij triumfi historik mbi focat e represionit ne Irak.
Europa dhe bota nje dite do ta shohin kete ngjarje jashtezakonisht te rendesishme si nje pike kthese ne histori. Ndodhemi ne nje cast kur shume vende paqedashese te botes u bashkuan per te carmatosur Sadam Huseinin dhe qeverine e tij mashtruese prej armeve te shkaterrimit ne mase dhe te clironin popullin e Irakut nga dekada tiranie dhe shtypjeje. Ne Shqiptaret jemi krenare qe kemi dhene kontributin tone per kete perpjekje.
Ashtu si Amerika dhe aleatet e saj nen udheheqjen e Presidentit Franklin D.Ruzvelt dhe Kryeministrit Britanik Uinston Curcill zbarkuan ne brigjet e Normandise per te cliruar Europen, Xhorxh Bushi dhe Toni Bler I sollen lirine popullit te shumevuajturar te Irakut.
Zemrat dhe mendjet tona jane prane te familjeve te dashura te atyre qe dhane jeten per te cliruar te tjeret. Ne e njohim shume mire cmimin e lirise sepse e kemi paguar vete. Ne do t'ju jemi pergjithmone mirenjohes ushtareve, marinareve, marinsave dhe aviatoreve amerikane e britanike, gra e burra, qe dhane jeten duke luftuar per lirine. Borxhin ndaj tyre nuk do te mund ta shlyejme kurre.
Ne jemi te sigurt se Shtetet e Bashkuara do te koordinojne perpjekjet e tyre per t'i ardhur ne ndihme popullit, nevojtar te Irakut dhe do ta drejtojne ne rrugen e rindertimit te vendit. Ashtu sic beme kur operacioni Liria e Irakut filloi, ne perseri do t'u japin mbeshtetjen e qeverise dhe te popullit Shqiptar.