E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Dhomës së Deputetëve italianë në takimin me Kryeministrin Fatos Nano u shpreh se sheh stabilitet në Shqipëri dhe kjo për të është shumë pozitive. Kryeministri Fatos Nano

Presidenti i Dhomës së Deputetëve italianë në takimin me Kryeministrin Fatos Nano u shpreh se sheh stabilitet në Shqipëri dhe kjo për të është shumë pozitive.

Kryeministri Fatos Nano priti në një takim të veçantë Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë Z. Pier Ferdinando Kasini.

Kryeministri Nano u shpreh se Italia mbetet një partner strategjik për Shqipërinë. Sipas tij e kaluara i takon trafiqeve dhe kalimeve klandestine. "Falë bashkëpunimit me Italinë, në Shqipëri po afrohen biznese të rëndësishme dhe po punohet për hapjen e bankave të vërteta. Po i afrohemi me pjekuri integrimit të denjë drejt standarteve europiane në nivelin që kërkon ky standart", theksoi Kryeministri Nano duke vlerësuar si të domosdoshme bashkëpunimin mes dy parlamenteve në këtë funksion.

Kryeministri Nano vlerësoi si të rëndësishëm intensifikimin e zbatimit të programeve për rritjen e kapaciteteve të administratës shqiptare në përputhje me ecurinë e negociatave me BE dhe nevojat që normativa europiane të jetë gjithnjë e më tepër pjesë aktive e qeverisë. Lufta e ashpër ndaj krimit të organizuar, trafiqeve ilegale dhe korrupsionit mbetet prioritet i qeverisë shqiptare Ajo është më e organizuar për të mbyllur të gjitha shtigjet klandestine. Janë mbyllur kalimet e paligjshme në aeroporte, porte dhe pikat doganore. Kjo shpjegon dhe uljen e trafiqeve të paligjshme", u shpreh Kryeministri Nano.

Ndërkohë nga ana e tij Z. Casini theksoi se përpjekjet e qeverisë shqiptare për uljen e trafiqeve klandestine duhet të merren si shembull nga vendet e rajonit. "I rëndësishëm është imazhi ndryshe që po krijon Shqipëria. Më parë ky vend shihej si vend i aventurierëve dhe jo i biznesit. Sot Shqipëria shihet ndryshe, ajo shihet si një treg i mundësive.
Në përfundim të takimit Z.Kazini u shpreh me optimizëm se shoqëria shqiptare po ecën drejt një konsolidimi të termave institucionale dhe kjo është thelbësore si dhe siguroi Kryeministrin Nano për marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi parlamentare dhe qeveritare duke theksuar se Italia do të vazhdojë të mbetet një aleat strategjik i qeverisë shqiptare në proçesin e integrimit drejt BE-së.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›