E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti i Federatës së Letonisë, vizitë zyrtare në “Shtëpinë e Futbollit”

TIRANË, 9 shtator /ATSH/ Presidenti i Federatës së Futbollit të Letonisë, Vadims Lasenko, vizitoi sot “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të sfidës Shqipëri – Letoni që do të zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Gjatë vizitës, ai pati mundësinë të njihej nga afër me rrugëtimin dhe sukseset e futbollit shqiptar ndër vite, të shihte muzeun e Federatës dhe ambientet e saj.

Lasenko u ndal gjithashtu në kompleksin stërvitor të Kombëtares, ku pa nga afër fushat dhe infrastrukturën moderne të “Shtëpisë së Futbollit”.

Më tej, presidenti Vadims Lasenko u prit në drekë zyrtare nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

1 nga 5

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›