E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Iranit: Bllokada detare e SHBA-së, zgjatim i operacioneve ushtarake

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se bllokada detare e vendosur nga Shtetet e Bashkuara në portet iraniane është në fakt një “zgjatim i operacioneve ushtarake” nga Washingtoni, pavarësisht armëpushimit në fuqi mes dy palëve.

“Bota ka dëshmuar tolerancën dhe pajtueshmërinë e Iranit. Ajo që po bëhet nën maskën e një bllokade detare është zgjatim i operacioneve ushtarake kundër një kombi që po paguan çmimin për rezistencën dhe pavarësinë e tij. Vazhdimi i kësaj qasjeje shtypëse është i papranueshëm”, shkroi Pezeshkian në platformën X.

Deklarata e presidentit iranian vjen në një moment tensioni të lartë mes Teheranit dhe Uashingtonit, pavarësisht njoftimeve për armëpushim.

Bllokada detare amerikane po shihet nga zyrtarët iranianë si një veprim armiqësor që cenon ekonominë dhe sovranitetin e vendit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›