E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti i Lituanisë mbështet bashkimin me misionin amerikan në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, ka thënë se mbështetë bashkimin e vendit të tij me misionin amerikan për lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar se do ta paraqiste propozimin në Këshillin e Mbrojtjes të shtetit baltik.

Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion që vendet e tjera të ndihmojnë në rikthimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, sipas një kabllogrami të Departamentit të Shtetit të parë nga Reuters, ndërsa çmimet e naftës u rritën në nivelin më të lartë në më shumë se katër vjet, nga frika e ndërprerjeve afatgjata të furnizimit global me karburant.

“Ne kemi marrë propozimin e SHBA-së për t’u bashkuar me koalicionin për rikthimin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe kam ndërmend ta paraqes së shpejti këtë propozim në Këshillin e Mbrojtjes së Shtetit”, ka thënë presidenti në një konferencë shtypi në Vilnius të enjten.

“Do të na duhet një mandat nga parlamenti”, ka shtuar ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›