Presidenti i ri Bujar Nishani merr sot detyren ne krye te shtetit

I votuar më 11 Qershor nga parlamenti vetëm me votat e maxhorancës, si
president i Republikës Bujar Nishani pas pak minutash do të marrë detyrën për të
drejtuar shtetin në 5 vitet e ardhshme.
Tashmë gjithcka është gati për ceremoninë e organizuar nga Protokolli i Shtetit, në presidencë dhe jo në Pallatin e Brigadave, ku janë ftuar 600 persona, të cilët do të qënrojnë në tre tribuna të ngritura përpara derës kryesore të presidencës dhe anash saj.
Në tribunën A është parashikuar të zënë vend diplomatët e akredituar në Tiranë ndërsa të dy të tjerat B dhe C janë rezervuar për personalitete shtetërore dhe të ftuarit e tjerë. PresidentiOrët e fundit në Presidencë Analistët: Si ishte Topi, ç'duhet të bëjë Nishani
Në ora 18:30 Bujar Nishani do të mbërrije në Parlament nga ku do të zhvillohet ceremonia e betimit, e cila është parashikuar të zgjasë 15 minuta.
Më pas Bujar Nishani do t'i drejtohet Presidencës për t'u takuar me Presidentin në detyrë Bamir Topi. Takim që do të zgjasë disa minuta në zyrën e këtij të fundit, për të dalë së bashku dejt hyrjes kryesore të presidencës.
Rreth orës 19:30 të dy presidentët do të zënë vënd në krye të shkallëve të presidencës të shoqëruar nga kreu Protokollit të Shtetit. Pas dëgjimit të himnit kombëta, dhe 21 të shtënave me top, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja lëviz në drejtim të presidentit Nishani për t'i dorëzuar në mënyrë simbolike Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Protokolli i Shtetit nuk ka përfshirë në ceremoni një fjalim lamtumire për presidentin Topi, ndërsa fjalimi i parë si president i Republikës nga Bujar Nishani pritet të mbahet në orën 19:44 minuta.
11 minuta më vonë Bamir Topi do të shtërngojë duart me Bujar Nishanin, duke u përcjellë deri në fund të shkallëve të Presidencës nga kreu i Protokollit të Shtetit. Momenti largimit të Bamir Topit nga Presidenca do të kryhet nën shoqërimin e 4 motorçkletave dhe nga makina me xhama të hapur ai do të përshëndesë me dorë të ftuarit në tribunën A. Dhe në fund presidenti Nishani sëbashku me bashkëshorten dhe fëmijët do të qëndrojnë për pak minuta përpara hyrjes Presidencës për të kryer fotot e rastit. Sa kaq përgatitje po kryhen edhe në bulevardin përpara presidencës ku gjatë kohës së kryerjesë së ceremonisë nën masa të rrepta sigurie do të ndalohet lëvizja e automjeteve.
Ndërkohë, për mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë orëve të ceremonisë së betimit dhe marrjes së mandatit të Presidentit të Republikës nga Bujar Nishani, Policia e Tiranës njoftoi kufizimet e qarkullimit dhe parkimit në kryeqytet.
Nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm e deri në orë 22:00 ndalohet parkimi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa nga ora 17:00 deri në 22:00, në këtë bulevard do të ndalohet edhe qarkullimi. Parkimi i automjeteve ndalohet edhe në një segment të rrugës 'Abdyl Frashëri'.