E Diel, 1 Nëntor 2026

“Presidenti i ri, përgjegjësi e Kurtit”/ PDK: Ne kemi prioritet ndryshimin e Ligjit për Specialen

Veprimet konkrete në mbështetje të ish krerëve të uçk pas dënimit nga Gjykata Speciale dhe presidenti i ri deri më 6 tetor janë dy temat kryesore të zhvillimeve në Kosovë.

Megjithatë, për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, Partia Demokratike e Kosovës thotë se është përgjegjesi e Albin Kurtit, dhe se për ta tani prioritet është ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale.

“Përgjëgjësi për zgjedhjen e presidentit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja është Albin Kurti. Nuk duhet as me guxu me mendu që me lidh ligjin me president. Ligji është obligim kombëtar i yni. 

Tahiri, ka kërkuar të sillet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës Ligji për Dhomat e Specializuara, i cili tashmë është dorëzuar pranë qeverisë.

‘Nga këtu, u bëj apel të gjitha partive politike për maturi politike, përgjegjësi, unitet dhe kontribut konkret. UÇK-ja është e secilit shqiptar. UÇK-ja është e të gjitha partive politike. Është e popullit dhe për këtë duhet të angazhohemi të gjithë. Ky proces kërkon unitet, përgjegjësi dhe veprime konkrete.”

Konferenca vjen pas unifikimit të spektrit politik në Kosovë për deklaratën që e konsideroi të papranueshme vendimin e Dhomave të Specializuara për katër ish krerët e UÇK.

Deklarata ka qëndrim simbolik dhe një mesazh politik, por në vend nuk është iniciuar ende asnje veprim konkret për mbrojtjen e katërshes në Apel.

Ndërsa për presidentin, ende nuk ka asnjë lëvizje konkrete, duke rrezikuar që vendi të shkoj sërish në zgjedhje në mes të nëntorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›