E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidentja Pula takim me përfaqësues të akademive të shkencave dhe arteve të Kosovës dhe Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula këtë të hënë priti në takim akademikët Anastas Angjeli nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë, Besnik Krasniqin nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), si dhe akademikun Lulzim Tafa, anëtar i jashtëm i ASHASH. Presidentja përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë detaje dhe foto nga takimi

“Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit institucional dhe të mbështetjes së iniciativave të përbashkëta që ndihmojnë zhvillimin e shkencës, promovimin e dijes dhe forcimin e lidhjeve akademike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Lajme të Sugjeruara

4.27 miliardë euro, Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e vitit 2027

4.27 miliardë euro, Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e vitit 2027

Haxhiu kërkon dëshminë e zyrtarëve për rastin e Arlinda Zekajt

Haxhiu kërkon dëshminë e zyrtarëve për rastin e Arlinda Zekajt

Tentoi të qëllojë më armë zjarri një person, arrestohet autori i dyshuar në Podujevë

Tentoi të qëllojë më armë zjarri një person, arrestohet autori i dyshuar në Podujevë

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›