E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prezantimi i programit elektoral, LaCivita: Një fitore e Berishës është një fitore për familjet shqiptare!

Aleanca për Shqipërinë Madhështore po prezanton pasditen e kësaj të shtune programin elektoral.

Aleatët e rreshtuar në koalicion me Berishën, si pjesë e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve.

Në krah të liderit të opozitës, Sali Berisha, është edhe strategu i fushatës elektorale të presidentit amerikan Donald Trump, Chris LaCivita.

Në fjalën e tij, Chris LaCivita u shpreh se Partia Demokratike ka një plan të vërtetë për të rinjtë shqiptarë dhe për të ardhmen e tyre.

 LaCivita:  Ne e dimë se 12-vjecari i Ramës ka qenë një zhgënjim i vërtetë. Një dështim i një udhëheqësi të qëndrueshëm kundër familjeve shqiptare. Por, ne kemi doktor Berishën, një mik të vërtetë të familjeve shqiptare. Ai ka një program të vërtetë për të ulur kostot e familjeve dhe një program konservator njësoj si ai i presidentit Regan dhe Trump. Është një plan i vërtetë për të ulur taksat. Një plan të vërtetë për të rinjtë shqiptarë dhe për të ardhmen. Ky është qëllimi i kësaj fushate. Është ky dallimi mes një udhëheqjeje të qëndrueshme të Berishës dhe të një udhëheqjeje në fshehje të asaj të PS-së. Një fitore për Berishën është një fitore për familjet shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›