Princi i Maltës viziton Shqipërinë
Princi i Maltës Matthew Festing ka vizituar paraditen e sotme Shqipërinë. Ai u prit në Presidencë nga presidenti Bujar Nishani. Pas takimit, Nishani dhe Festigu mbajtën një deklaratë për shtyp, ku vlerësuan marrëdhëniet e mira 20-vjeçare mes Shqipërisë dhe Maltës.
Presidenti Nishani shprehu vlerësimet e tij për kontributin e Maltës prej dy dekadash.
Festingu ka vlerësuar marrëdhëniet e mira 20-vjeçare mes Maltës dhe Shqipërisë, duke renditur njëkohësisht edhe projektet e realizuara nga vendi i tij. ''Që nga viti 1995 projekte të rëndësishme sociale e shëndetësore janë zbatuar nga Organizata e Ndihmës së Urdhrit të Maltës në Shqipëri që tani numëron 200 vullnetarë''
Princi i Maltës Vlerësoi tolerancën dhe bashkëjetesën mes feve në Shqipëri, duke shtuar se për të dyja vendet është i një rëndësie të madhe bashkëpunimi kundër terrorizimit.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
