Prioritet e zhvillimit për vitin 2026, Bashkia e Këlcyrës fokusohet në shërbime publike dhe zhvillim të qëndrueshëm

Bashkia Këlcyrë ka përcaktuar një sërë prioriteteve kryesore për vitin 2026, të cilat synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të territorit dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës për qytetarët.
“Viti 2026, bashkia ka vendosur disa piketa, një nga gjërat kryesore për t’iu përgjigjur banorëve. Do të jetë në funksion të gjithë ecurisë, veçanërisht pjesa e mbetjeve urbane, ku jemi fokusuar që duke filluar nga janari do të shtrihemi në të gjitha njësitë,” tha Klement Ndoni, kryetar i Bashkisë Këlcyrë.
Sipas kreut të bashkisë, buxheti i vitit 2026 do të fokusohet kryesisht në projekte zhvillimore, përmirësimin e shërbimeve publike, si dhe mbështetjen e kategorive në nevojë.
“Dy investimet kryesore që do të përfundojnë janë një në fushën e turizmit dhe një në atë të arsimit,” tha kryetari i bashkisë.
Me vëmendje të shtuar ndaj shërbimeve publike, zhvillimit të ekonomisë lokale dhe mbështetjes për komunitetin, Bashkia Këlcyrë synon të vijojë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe krijimin e më shumë mundësive për banorët e saj.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al