E Martë, 3 Nëntor 2026

Prishën qetësinë publike me zhurma në një lokal nate në Ksamil, procedohet penalisht administratori

Prishën qetësinë publike me zhurma në një lokal nate në Ksamil, procedohet penalisht administratori.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve në kuadër të masave të marra nga Policia me qëllim sigurimin e qetësisë publike dhe garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për banorët dhe turistët që frekuentojnë zonat bregdetare, kanë konstatuar një rast të prishjes së qetësisë publike, konkretisht:

Më datë 01.07.2025, rreth orës 00:30, në lagjen nr. 2 të Ksamilit, në rrugën “Alida Hisku”, në një lokal, u konstatua se nga grumbullimi i personave në këtë ambient, shkaktoheshin zhurma të cilat cenonin dukshëm qetësinë publike.

Në vijim të veprimeve procedurale, u procedua penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, administratori i lokalit, shtetasi A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›