E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prishtinë, tjetër vrasje/ Gjendet i vrarë në makinë 41 vjecari, viktima e gjashtë në pak ditë

Nje tjeter vrasje ka tronditur Kosoven.
Mbremjen e se henes, rreth ores 22.00, nje person u gjet i vdekur ne nje veture me targa londineze ne lagjen Hajvali te Prishtines.

Viktima është identifikuar si Muhamet Matoshi, 41 vjeç, i cili sipas dëshmive të para, u vra pas një konflikti në trafik që u pershkallezua deri ne perdorimin e armeve.

Zyrtarë të Policisë dhe të Emergjencës konfirmuan se viktima kishte plagë te renda nga arma e zjarrit dhe mberriti pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

I dyshuari për vrasjen është Xhemajl Nuhiu, i cili sipas Policisë së Kosovës është tashmë i identifikuar, por ende në arrati.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se Nuhiu braktisi makinën pas vrasjes dhe u largua në këmbë.

Po ashtu, ekzistojnë dyshime se ai mund të ketë kryer vetëvrasje pas ngjarjes, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Hetimet janë në zhvillim e sipër ndersa policia deklaron se ka angazhuar njësi të shumta për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes.

Por tragjedia e Hajvalisë nuk ishte e vetmja qe tronditi vendin kete muaj.

Vetëm 2 ditë më parë Gjilani u bë skena e një ekzekutimi të trefishtë.

Tre persona u vranë, ndërsa autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia.

Si të mos mjaftonte, Prizreni u përball me një tjetër vrasje, një burrë humbi jetën pas goditjeve me thikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›