E Diel, 1 Nëntor 2026

“Prisni se do dalë dosja ‘Epstein’ e Ergys Agasit”, Goxhaj: Ka video të forta!

Shtetet e Bashkuara kanë publikuar një nga dosjet më të mëdha të dokumenteve të lidhura me skandalin e Jeffrey Epstein, duke hedhur në dritë një volum rekord materialesh që kanë ndezur edhe një herë debatet globale për rrjetin e tij të kontakteve, mbrojtjet e mundshme dhe heshtjen e gjatë që e ka rrethuar këtë çështje.

Altin Goxhaj, nga Aleanca Konservatore për Shqipërinë, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, ka bërë një deklaratë  të fortë lidhur me dosjen “Epstein”.

Ai tha se në muajt në vijim pritet të dalë në dritë dosja “Epstein” e Ergys Agasit, e cila, sipas tij, do të tronditë opinionin publik.

Goxhaj u shpreh se rasti i Agasit përfaqëson një model të ngjashëm me skandalin ndërkombëtar të Jeffrey Epstein, duke theksuar se bëhet fjalë për një dosje që, sipas pretendimeve të tij, përmban video komprometuese.

Sipas Goxhajt, Ergys Agasi nuk është i vetmi i përfshirë.

Pjesë nga biseda:

Goxhaj: Kjo tregon një trend shumë interesant që do të jetë shumë i dukshëm në muajt që vijnë, kur të dalë dosja ‘Epstein’ e Ergys Agasit.

Borakaj: Mund të ketë histori të ngjashme dhe detaje që bëjnë lidhjen mes tyre?

Goxhaj: Ka një diferencë, Ergysi nuk është i vetmi, por rasti i tij tashmë përbën një dosje videosh seksuale, e cila tregon se si ka funksionuar i njëjti lloj ‘Epstein’ në Shqipëri

Borakaj: Këtu mungon ajo që unë e quaj ‘pika A’, gazetaria investigative.

Goxhaj: Unë mund ta them me plot gojën se gazetaria investigative në Amerikë filloi, por pastaj ngeci sepse u harrua si histori dhe u rihap vonë. Në Shqipëri, gazetaria investigative nuk i ka as interesat dhe as mundësitë. Që një gazetar të paguhet për këtë punë, duhet që ‘investigatori’ në këtë rast të jetë vetë padroni i medias. Por padroni i medias nuk ka ‘luajtur mendsh’ t’u futet këtyre gjërave, sepse kjo do të thotë t’i hapësh luftë gjithë botës, pasi në të tilla histori janë të përfshirë të gjithë dhe nuk mungon asnjëri.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›