E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pritet rezultati i votimit elektronik, Spiropali mbërrin në Vorë

Drejtuesja politike për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka mbërritur në Vorë, ku edhe pritet që të dalë rezultati i votimit elektronik.

KQZ e shtyu publikimin e rezultateve të njësisë 10 dhe të Vorës, ku u aplikua votimi elektronik, duke pranuar kërkesën e PD, por PS e cilësoi si arbitrar.

Ndërkohë, sipas të dhënave, dy kutitë e fundit po hidhen në sistem dhe pritet të nxirret edhe rezultati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›